Administrata e Aleancës  

Një kërkim i aleancës i cili e rrit numrin e vendeve të lira anëtare - me +5 për nivel. Çdo nivel lejon themelimin e një pike Tubimi nëse pikët e aleancës janë të paktën 5 000 000. Administrata e Aleancës përcakton edhe sasinë e burimeve që anëtarët janë të lejuar të dhurojnë, siç vijon: me nivelin e parë të donacioneve lojtari ka një limit donacionesh të kufizuar deri në 20% të pikëve neto
ekuivalent ari, me nivelin e 2të - 10%, dhe me nivelin e 3të - 5%. Niveli maksimal - 20.

Administrata ushtarake  

Një Kërkim që rrit numrin e posteve ushtarake që mund të themeloniHartën globale. Çdo nivel lejon krijimin e një posti ushtarak më shumë.

Aftësitë  

Aftësitë e gjeneralit  

Aftësitë e disponueshme për të gjithë gjeneralët.

Lista e plotë e aftësive të gjeneralit mund të gjendet këtu.

Aftësitë e Guvernatorit  

Aftësitë e disponueshme për të gjithë guvernatorët.

Lista e plotë e aftësive të guvernatorëve mund të gjendet këtu.

Aftësitë e Perandorit  

Aftësi të disponueshme vetëm për Perandorin.

Lista e plotë e aftësive të Perandorit mund të gjendet këtu.

Akademia e Shkencave Ushtarake  

Akaunt i lidhur me Facebook  

Nëse lidhni akauntin tuaj me profilin tuaj në Facebook, mund të luani drejtpërdrejt në Facebook, ftoni shokët tuaj të luajnë sëbashku me ju dhe të merrni shpërblime speciale.

Aleancë  

Grup lojtarësh që ndajnë strategjinë e tyre me njëri-tjetrin. Anëtarët e Aleancës mbledhin burime të përbashkta, të cilat mund t'i investojnë në kërkimet e aleancës, me efekt mbi të gjithë anëtarët, deklarojnë luftëra, ndërtesa të aleancës, zgjerojnë ndikimin e tyre ndikimin e tyre kulturor dhe ushtarak. Aleatët mund të mbështesin njëri-tjetrin nga ana ekonomike dhe ushtarake, respektivisht, duke transferuar ar. Aleancat janë të renditur në një Renditje të veçantë të bazuar tërësisht mbi sasinë totale të pikë neto të gjithë anëtarëve .

NB! Një lojtar mund t'ië bashkohet të njejtës aleancë vetëm dy herë.

Aleat  

1. Një anëtar i të njëjtës Aleancë.

2. Një aleancë në një Pakt Jo Agresiona ose një Federatë.

Anë  

Zona anësore në Linjën e parë dhe të tretë të Fushë betejës. Një linjë e ndarë në zona ka dy anë - të majtën dhe të djathtën.

Aneksim paqësor  

Anëtar i zakonshëm  

Një aleat jo me ndonj; të drejtë të veçantë në aleancë dhe pa ndonjë bonus të veçantë.

Animacionet në Hartën Globale  

Vizualizimi i ushtrive në lëvizje, si në misionet e tua dhe në sulmet e pritshme armike, në hartën Globale në qoftë se ke aktivizuar animacione paraprakisht në
hartën Globale nga menuja "Konfigurimet".

Anketa  

Shqetësim për opinionet e komunitetit multi-ndërkombëtar dhe multi-kulturor të Imperia online mbi tematikat e lojës, termave dhe kushteve, ose argumentave të tjera që nuk janë të lidhura me lojën. Çdo lojtar ka të drejtë të refuzojë të përgjigjet. Ikona e anketave është në anën e djathtë të menusë Premium.

Ar  

Valuta e lojës, gjenerohet si taksë, që mblidhet nga popullsia punëtore. Ndjek një model me 6 shkallë tatimore. Ari prodhohet dhe përdoret në një mënyrë të centralizuar nga thesari, gjendet ekskluzivisht në kryeqytetin e Perandorisë. Kjo dmth se, në një anë, taksat e mbledhura shkojnë direkt në thesar, ndërsa në anën tjetër, ari i nevojshëm për ndërtesat, kërkimet dhe mirëmbajtjen e ushtrisë mblidhet automatikisht nga atje pa pasur nevojë për transportim.

Ari ekuivalent  

Konvertimi në ar monetar prej tre llojeve të tjera të burimeve - dru, hekur dhe gur, sipas ekuacionit: 1 ar 1 = dru = 1 hekur = 1 gur.

Arkitektura  

Një kriter që ndikon në kohën e ndërtimit të ndërtesave, dhe çmimeve të tyre.
Zvogëlon me 0,30 herë kohën, dhe 0.02 herë çmimet. Niveli 25 lejon ndërtimin e 7 mrekullive të mbretërisë.

Arkitektura ushtarake  

Një kërkim me asnjë efekt mbi Fortesën. Zvogëlon me 15% kohën e nevojshme në nivelin e ndërtimit, dhe rrit numrin e garnizonit me 10%.

Armatime  

Një Kërkimim i cili e rrit pikë jete të gjithë njësitë (me përjashtim të makinerive të rrethimit), në mënyrë që niveli maksimal të jetë 30 (shuma e të gjitha niveleve individuale dhe të aleancës.

Armiqësi  

Kjo lloj marrëdhënie lejon deklarimin e luftës pa ndonjë pasojë për Nderin. Armiqësia është aktive menjëherë mbas shpalljes të deklaratës.

Arratisje  

Arratisje nga fusha e betejës për shkak të vlerës së ulët të Moralit. Mundësia e arratisjes rritet progresivisht me 2% me çdo pikë Morali nën 50. Garnizoni nuk mund të shpëtojë, sepse ka Moral. Arratisja nënkupton humbje të pakthyeshme të betejës dhe shkakton humbje të njësive ushtarake - 20% shtesë nga ushtritë e mbetura. Pjesa tjetër e ushtrisë kthehet në perandorinë nga ku është dërguar misioni.

Artileri (tip Njësi luftarake)  

Njësitë e Artilerisë janë Makineri rrethuese të Largëta. Sipas profilit të tyre, ato mund të sulmojnë në mënyrë prioritare ose Kalanë e armikut, ose Njësitë luftarake të armikut. Njësitë e artilerisë gjithmonë janë të vendosura në Linjën e artilerisë.
Gjatë një Goditjeje Kalaje, Njësitë e artilerisë, të cilat mund t’a sulmojnë njëkohësisht Kalanë janë të kufizuara nga Limiti varg i artielrisë. Ky limit varet nga niveli i Kalasë së sulmuar: sa më i lartë është ky nivel, aq më shumë Makineri rrethuese mund të sulmojnë njëkohësisht. Limiti varg i artilerisë plotësohet me njësi në radhë zbritëse sipas vlerës së Sulmit tyre.
Limiti varg i artilerisë për nivel Kala 1 është 4 Njësi artilerie, dhe në rastin e përbashkët vlera e tij dyfishohet në çdo nivel Kala në vijim.

Aftësi të përbashkëta të njësive:

+ Rreze e largët
+ Zona e dëmeve

Njësitë e tanishme të tipit Artileri janë:

- Katapultë
- Balistë
- Trebushetë

Doktrinë Ushtarake  

Një kriter kërkimi që i lejon sovranit të kryejë sulme të njëkohshme
dhe të rekrutojë disa grupe trajnimi në të njëjtën kohë. Rrit me 1 numrin e
sulmeve të dërguara së bashku dhe grupet e trajnimeverekrutuar.